Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri po vazhdon të jetë ndër emrat më të përfolur në showbizin shqiptar e cila u përfol për karrierën e saj si një nga këngëtaret më të suksesshme të vendit, pastaj për jetën private të cilën nuk po arrin ta mbaj larg syrit të mediave.

Ani pse është ndër emrat që ka filluar karrierën qysh në moshë të re, ajo ka fituar zemrat e të gjithëve me paraqitjet e saj të veçanta dhe njihet si më “guximtarja” për ndryshimet që i ka bërë në pamje për vite më radhë, shkruan Kosovarja.

Kohëve të fundit u përfol se është në lidhje dashurie me Dj Geek, të cilën u mundua ta mbajë të fshehur por që nuk ia doli.

Duket se këngëtarja ka vendosur të bëj “publike” këtë lidhje duke shprehur dashurinë që ka për të me anë të postimeve në rrjete sociale.

Së fundmi bukuroshja ndau dy video, e që njërën e shoqëroj me këngë dashurie përmes të cilës i shpreh dashurinë dhe vërehët një“lazdrim” krahë tij.

Më të vërtetë këta të dy janë çiftë simpatik, apo jo? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË