Studimet kanë gjetur se ata të cilët ngurrojnë të kërkojnë falje ndiejnë një sens fuqie të madhe. Të kërkuarit falje, është një gjest i vështirë dhe ekspertët japin shpjegime për këtë gjë.

Sipas një studimi australian, mos kërkimi falje rrit vetëvlerësimin, prandaj kjo fjalë është e vështirë për t`u thënë.

Fjala, më fal, rrjedh nga greqishtja ‘apologia’, që nënkupton mbrojtje apo shpjegim. Por në sensin modern ka kuptimin e pranimit të gabimit, pa implikime të mbrojtjes sipas rrënjëve etimologjike të fjalës.

Madje edhe këngëtari Elton John e ka theksuar në hitin e tij në 1976 Sorry, seems to be the hardest word’.

Drejtuesi i këtij studimi Dr. Tyler Okimoto, dëshironte të gjente pse njerëzit e kanë të vështirë të kërkojnë falje, kur në fakt fjala ‘më fal’, mund të jetë një mënyrë për të lehtësuar fajin apo ndëshkimin.

Në dy eksperimentet e realizuara u gjet se të mos kërkuarit falje ka dobi psikologjike, si rritje të vetëvlerësimit dhe jep ndjenjën e fuqisë.

Dobitë që njerëzit ndiejnë nga refuzimi i të kërkuarit falje, nuk sjellin ndonjë efekt negativ në vetëvlerësim si rezultat i mbrojtjes nga veprimi i dëmshëm.

Këto rezultate të gjetura mund të ndihmojnë të shpjegojnë sjellje antisociale, irrituese dhe sugjerojnë për kërkime të mëtejshme se nëse këto dobi zgjatin në kohë.

MUND TË JU PËLQEJNË