Shumë njerëz i kalojnë të njëzetat e tyre duke bërë veprime që nuk janë të shëndetshme për shëndetin dhe jetën e tyre.

Ndërsa shkencëtarët tani sugjerojnë se mosha 30 vjeçare është një kohë ideale që të filloni me ndërtimin e shprehive që janë të shëndetshme dhe fitimprurëse.

The Independent e ka përpiluar një listë prej 10 gjërave që njeriu duhet t’i bëjë kur ta ketë arritur këtë moshë.

-Ndërprisni duhanin.

-Bëni gjumë të rregullt (duhet të flini dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë).

-Ushtroni rregullisht në palestër apo merruni me aktivitete tjera sportive.

-Filloni të mbani një ditar ku mund t’i shkruani momentet e veçanta të jetës.

-Filloni të kurseni të holla duke u munduar që të mos shpenzoni në gjëra të panevojshme.

-Bëhuni të lumtur me atë që keni.

-Filloni të ndiqni ëndrrën e jetës.

-Mos u mundoni t’i kënaqni të gjithë.

-Mos e krahasoni vetën me të tjerët.

-Falni vetveten për gabimet tuaja.

MUND TË JU PËLQEJNË