Shumica e vajzave dhe grave kanë problem me fytyrën e yndyrshme, që ua bën të vështirë edhe aplikimin e grimit, shkruan Kosovarja.

Në lidhje me këtë, ekzistojnë shumë shkaqe, duke filluar nga përdorimi i produkteve të gabuara e deri tek keq-ushqyerja.

Në rastin kur kemi të bëjmë me fytyrë të yndyrshme, duhet pasur kujdes përdorimin e kremrave ushqyese, të fondatinave (sherkut) e në disa raste duhet të bëjmë edhe disa analiza speciale që na japin një rezultat të saktë kërkimorë.

Në rastin e mungesës së vitaminës B2, mund të ndodhë që fytyra të grumbullojë shumë yndyrë, e që vërtetë bëhet shumë neveritëse.
Në këtë rast, duhet eliminuar kofeinën, ëmbëlsirat dhe ushqimet pikante.

Për rezultate më të mira, duhet konsumuar ushqime që përmbajnë Omega 3, yndyrëra këto të shëndetshme për organizmin në tërësi, e që do rezultojnë suksesshëm edhe në luftën kundër yndyrës së tepërt në fytyrë.

Një tjetër zgjidhje është edhe uthulla e mollës, e cila në mënyrë efikase largon yndyrën e tepërt dhe mbyllë poret e zgjeruara.
Në raport 3/1, 3 lugë ujë dhe një uthull, përzieni dhe me një copë pambuku masazhoni lëkurën, do të vëreni shumë shpejt rezultatet e dëshiruara.

Tjetër fakt i rëndësishëm në lidhje me këtë është edhe përdorimi i brushës për pastrim çdo mbrëmje, e cila pastron poret dhe njëkohësisht masazhon fytyrën./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË