Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi para pak ditësh i dha fund beqarisë duke u martuar me bukuroshen e quajtur, Rina.

Kurse tani, Enisi kishte organizuar dy dasma një me familjarët dhe tjetra padyshim se ishte me miqtë dhe kolegët e tij. Në videot e qarkulluara në rrjete sociale dukej se estrada ishin argëtuar pafund me muzikë e tupana.

Për të gjithë fansat e tij ai ka realizuar edhe një set fotografik ku shfaqet i mahnitshëm pranë bashkëshortes.

Kostumi i zi dhe velloja e bardhë janë dy gjëra që e zbukurojnë edhe më shumë çiftin Bytyqi. “Përshëndetje prej neve, me të jam më i fortë se dikur”, shkruan ai.

Kujtojmë që Enisi dhe Rina ishin në lidhje prej vitesh. /Lajmi/

MUND TË JU PËLQEJNË