Është ndër këngëtarët më të komentuar në skenën tonë, e njëkohësisht ndër më të pashmit, shkruan Kosovarja.

Sukseset në karrierë nuk po i ndalë, duke sjellë projekte të cilat po prekin majat e top listave.

I përkushtuar jo vetëm në karrierë si pikë e fortë e tij, por edhe në palestër, në të cilën vërtetë se “bën çudira”.

Këtë e tregon edhe fiziku i tij i cili është për çdo kompliment.

Ndryshe nga imazhet e shumë pëlqyera, kësaj here nga palestra paraqitet shumë ndryshe, i tëri në djersë, duke përcjellë një mesazh të qartë se duhet punuar shumë që të arrihen rezultatet e dëshiruara.

Ndoshta shumica nuk janë mësuar ta shohin të tillë, por kësaj here vërtetë se befason./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË