Humbja e peshës pa bërë domsdoshmërisht ushtrime të mundimshme fizike, dhe pa ndjekur ndonjë dietë është e mundur.

Kjo teori mbështetet nga Michael Greger, autor dhe themelues i NutritionFacts.org, sipas të cilit humbja e peshës është absolutisht e mundshme falë tre prej këtyre strategjive të dobësimit që kanë baza shkencore.

1/ Pini ujë para se të hani
Uji i pishëm është një forcues natyror metabolik dhe funksionon më së miri! “Pirja e një gote ujë katër herë në ditë ndihmon në eliminimin e pothuajse 100 kalorive shtesë. Edhe më mirë nëse është ujë i ftohtë, i cili më tej rrit metabolizmin pasi trupi duhet të punojë për ta sjellë lëngun në temperaturën e trupit”, thotë Greger. Për më tepër, të mos harrojmë se uji ka një efekt mbushës natyral në stomak.

2/ Përdorni uthull molle
Dihet, se substancat acidike ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak. “Uthulla është përdorur në mjekësi që nga kohërat e lashta”, shkruan Greger në librin e tij. Në fakt, para ardhjes së ilaçeve të glicemisë, ka shërbyer si ilaç popullor për diabetin. Për qëllime të humbjes së peshës, kjo është e rëndësishme sepse niveli i sheqerit që luhatet në gjak është arsyeja që, gjatë një dite, mund të na bëjë që të braktisim zakonet e shëndetshme për të hyrë në ushqimin e bollshëm apo të pa shëndetshëm.

3/Hani ngadalë
Ne të gjithë jemi në luftë të vazhdueshme me kohën, me ritmin, me thuajse gjithçka ka të bëjë me jetën tonë! Por, mos harroni diçka! Duhen plot 20 minuta të plota që të konsumoni një vakt dhe kjo është kaq thelbësore. “Studimet kanë treguar që pavarësisht se sa kohë përtypim ushqim, të kesh kohë shtesë për të ngrënë mund të çojë në konsum të ulur kalorik”, shkruan Greger. Përkushtimi 20 minuta për çdo vakt ju lejon të arrini natyrshëm ndjenjën e ngopjes, duke u ngritur nga tryeza më të ngopur, por që në fakt ju keni ngrënë më pak.

MUND TË JU PËLQEJNË