Armend Rexhepagiqi prej kohësh është tërhequr nga tregu muzikor, por u rikthye sërish në provimin e albumit të ri të këngëtares Tuna, “Fortuna”.

“Harrova” është bashkëpunimi i Armendit me Tunën që u prit mjaft mirë nga publiku. Por pak e dinin se kënga është një ripunim i një kënge të vjetër të Rexhepagiq.

Armend-Rexhepagiqi
“Harrova” ka qenë pjesë e një prej albumeve të Armendit, “Tragjikomedia” dhe që në atë kohë është pëlqyer shumë nga publiku.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Nd’rrimin e natës” ku ishte pjesë edhe e rubrikës “Haje ose thuaje”.

elvana armend
Në një moment moderatori i thotë Armendit që të zgjedhë mes dy këngëtareve të njohura, Elvana Gjata dhe Tuna Sejdi.

‘I ke të dyja shoqe por njërën do ta pëlqesh më shumë. Zgjidh mes Elvana Gjatës dhe Tunës”, i tha moderatori, ku Rexhepagiqi habiti me përgjigjen e tij.

“Tuna. Nuk e njoh Elvanën. Nuk e kam njohur as Tunën, por në këtë bashkëpunim prej shtatorit deri tani jemi lidhur aq shumë, domosdoshmërisht koncerti, kështu që me Tunën tani jam shumë i afërt. Shumë, shumë pak e njoh Elvanën”, ka qenë përgjigjja e Armendit.

MUND TË JU PËLQEJNË