Kejvina Kthella tre javë më parë i tregoi të gjithëve se do të ndërpriste aventurën në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan, për të vazhduar karrierën në një televizion italian.

Vendin e saj në emision e zuri velina e re, Belinda Dragoti. Por lidhja mes dy bukurosheve ka ngjallur kuriozitet dhe është përfolur në mediat rozë.

Marrëdhënia e tyre duket se i ka bërë përshtypje edhe drejtuesit të emisionit Ermal Mamaqi, i cili në fillim në puntatës së sotme tha me humor se ka punësuar një detektiv për të parë nga afër këtë çështje.

“Dua të flas për lajmin e bujshëm të kohëve të fundit dhe nuk e kam fjalën për prezantimin e kryetarit të bashkisë, e as për protestat. Por flas për ngjarjen që tronditi shqiptarët kudo që ndodhen. Kejvina i komentoi Belindës në Instagram. U çmend rrjeti… Komenti ishte: “Suksese yll i bukur”. Dhe unë vetë u çudita pak me thënë të drejtën dhe nuk e lashë me kaq, morëm një detektiv privat dhe pamë çështjen nga afër. Ka diçka mes të dyjave…”, tha Mamaqi.

Ndërkohë që përmes xhirimit shihet Kejvina dhe Belinda teksa drekojnë sëbashku, madje ish-velina i tregon disa “sekrete” se si të jetë e suksesshme dhe të shfrytëzojë famën në favor të saj./tvklan.

MUND TË JU PËLQEJNË