Tashmë në Shqipëri janë konfirmuar 10 raste të infektuar me koronavirus.

Duke qenë se njerëzit janë në panik, mesazhe sensibilizuese nga figurat publike shqiptare nuk po mungojnë.E shumë nga artistët po anulojnë dhe koncertet e tyre që kanë atje.

Së fundmi është Dafina Zeqiri ajo e cila e ka bërë një gjë të tillë në qytetin e Elbasanit.“Përshkak të gjendjes së krijuar në Shqipëri, eventi i paraparë të mbahet sot në Elbasan shtyhet për një datë tjetër”, ka shkruar menaxheri i Dafina Zeqirit.

Ndërsa kështu ka vepruar edhe Melinda Ademi e cila do të performonte në Tetovë por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.“Per shkak te Corona Virusit koncerti ne Tetove ne SEEUNIVERSITY shtyhet per nje dat te pacaktume, deri sa situata te qetsohet. FALEMINDERIT PER MIREKUPTIM!”, ka shkruar reperja.

MUND TË JU PËLQEJNË