Getoar Selimi i ftuar në “Xing me Ermalin” për të folur mbi të gjitha, që nga ana profesionale e deri tek jeta private.

Getoari njihet jo vetëm si një nga reperët më të suksesshëm, por edhe ndër personazhet më me stil, si në të veshur, edhe në pamje për shkak të mjekrës së tij të cilën ka vite që e mban.

Mirëpo mos u ankoni më kur vajzat vonohen shumë për të bërë grimin sepse do të habiten kur të mësoni sa kohë merret Geti vetëm me mjekrën.

“Më merr shumë kohë të them të drejtën. Një orë në ditë më merr sepse duhet ta laj, t’i vendos shampo, balsam, vaj etj.

Më problem kam mustaqet. Nuk mundem të pi supë, të pi gjëra me shkumë se ngelen tek mustaqet”, u shpreh Geti.

MUND TË JU PËLQEJNË