Shkurtën e ka gëzuar “ylli” i saj.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza nuk ka hezituar që publikisht të përkrahë dhe t’i urojë suksese vajzës së saj, Besianës pas publikimit të projektit të ri muzikor.

“Besiana Ime e bukur, me knaqe me zerin e ambel. Ylli i mamit sukseset e tua mos t’u ndalshin asnjehere @besianabehluli “, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 52 mijë ndjekës.

Besiana Behluli më 15 prill publikoi projektin më të ri muzikor “Loca”, të shoqëruar me videoklip. Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Besianes në Youtube dhe deri më tani numëron mbi tetë mijë klikime./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË