Takimin e parë bëjeni një përvojë të cilën ajo asnjëherë nuk do ta harroj.

Patjetër se gjatë takimit ju duhet të siguroheni që po i pëlqeni dhe dëshironi t’i tregoni se jeni të interesuar, jeni duke u lidhur dhe duke u argëtuar.

Por, në anën tjetër nuk duhet të shfaqeni shumë të dëshpëruar dhe në nevojë për të.

Përpjekja e tepërt asnjëherë nuk është ide e mirë kur vjen fjala për t’u lënë përshtypje femrave.

Prandaj, më poshtë ju sjellim disa prej këshillave më të mira që meshkujt duhet t’i aplikojnë në mënyrë që t’i pëlqejnë femrës me të cilën do të dalin.

Vetëbesimi
Vetëbesimi e ndryshon krejtësisht lojën në takime me vajza!

Femrave u pëlqejnë meshkujt me vetëbesim. Pikë.

Atyre nuk u duken joshës meshkujt e pasigurt, në nevojë, të çuditshëm dhe të dëshpëruar.

Pavarësisht se çfarë ju thonë ato, ju nuk keni ndonjë shans me një femër nëse nuk keni vetëbesim.

Prandaj, është e nevojshme të keni vetëbesim. Duhet të flisni hapur e sinqerisht.

Mos bëni shumë pas saj
Duhet ta kuptoni se ka shumë femra në dispozicion që janë po aq të mahnitshme sa femra me të cilën do të dilni.

Pavarësisht si sillet me ju, asnjëherë mos e ndiqni atë. Tregoni se jeni të interesuar, tregoni se ju pëlqen.

Por, mos e teproni duke e ndjekur. Qëndroni në vendin tuaj dhe lëreni atë të vijë tek ju.

Njihni gjërat bazike të joshjes
Nuk është lehtë që t’u pëlqeni femrave, përveç nëse keni sharm natyral magnetik.

Sidoqoftë, ju mund të mësoni se si të jeni joshës – njësoj sikur ta përvetësoni ndonjë aftësi.

Mësojeni gjuhën e trupit, mbajeni higjienën, silluni mirë, vishuni mirë, flisni sinqerisht, etj.

Fillimisht duajeni veten
Nëse dëshironi që t’ju dashurojë një femër, duhet të filloni duke e dashuruar vetveten.

Si mund të prisni që dikush t’ju dashuroj nëse nuk e dashuroni vetveten? /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË