Frizura e tij në fillimet e karrierës u përfol mjaft shumë dhe e bëri të famshëm duke u njohur si këngëtari me stilin më të veçantë aso kohe.

Flasim për këngëtarin e mirënjohur Mehdin Përgjeqajn, apo ndryshe i njohur me nofkën e tij tash e sa vite si Meda është ndër ata këngëtarë që publiku e do dhe e çmon shumë shkruan “Kosovarja”.

Njihet si këngëtar që i këndon dashurisë, por jo vetëm kaq.

Meda ka edhe këngë patriotike që pëlqehen mjaft shumë nga publiku.

Meda ka edhe një shpirt shumë human, ku ka bërë gjeste të shumta humane e për të cilat asnjëherë nuk ka preferuar të flasë në publik.

Por, a e dini se ky këngëtar me këto virtyte kaq të larta njerëzore sa vite mbush sot?

Meda sot feston ditëlindjen e 39 -të tij.

Ndryshe, Meda është po ashtu jo vetëm një bashkëshort i mirë por, dhe një baba i mrekullueshëm i katër fëmijëve./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË