Këngëtarja Adele ka befasuar fansat pasi që në fotografitë e fundit ka befasuar fansat me dukjen e saj super fantastike.

Transformimi i saj duket i pabesueshëm. Ajo është dobësuar në mënyrë drastike. Këngëtarja e njohur, e cila sipas mediave të huja ka humbur plot 19 kg është fotografuar gjatë pushimeve të saj në Anguilla, Karaibe.

31 vjeçarja gati se nuk njihet nga pamja e saj e re gjatë pushime ku ishte i shoqëruar nga miku Harry Styles dhe James Corden.

Fillimisht ajo u shfaq në ditëlindjen e Drake, ku padyshim nuk mungonin as komentet e shumta për dukjen e saj në një fustan të zi kadifeje.

Ndryshe ajo tashmë e katër muaj ka ngritur padi për divorc nga bashkëshorti i saj Simon Konecki.

MUND TË JU PËLQEJNË