Në prill të këtij viti, këngëtarja e njohur Adele u divorcua nga bashkëshorti i saj prej 7 vitesh, Simon Konekci.

Ata kanë edhe një djalë së bashku, mirëpo pavarësisht të gjithave, marrëdhënia e tyre nuk ka funksionuar dhe i është dashur t’i japin fund.

Pas divorcit, Adele po përflitet për një lidhje të re me reperin dhe artistin e njohur me emrin Skepta.

Miqtë e dyshes kanë treguar se mes tyre po lind një romancë dhe se ata po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë me njëri-tjetrin.

Madje, burime për “The Sun” kanë treguar se Adele ka marrë një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre, pasi e ka prezantuar Skepta-n me miqtë e saj.

Mesa duket, këngëtarja ka vendosur t’i bëjë gjërat më serioze dhe kjo është një shenjë e mirë për miqtë e saj, të cilët po shpresojnë më të mirën për Adele.

Megjithatë, këngëtarja ende nuk ka reaguar publikisht në lidhje me lajmet e marrëdhënies së re me Skepta-n, duke na lënë në pritje për një konfirmim.

MUND TË JU PËLQEJNË