Tashmë që Instagrami ka futur risinë ku nuk do mundet më të shfaqet numri i pëlqimeve në foto, influencuesit kudo në botë po shfaqin shqetësimet e tyre pasi mund të humbin pafund para.

Sponsporizimet e markave ishin kthyer në një mënyrë jetese për ta.Ndërkohë i vetmi person që nuk e vret mendjen për ndryshimin (dhe me të drejtë) është Kylie Jenner.

Sipas listës vjetore të “Hopper HQ” ku tregohen yjet e Instagramit që po bëjnë më shumë para, zbulohet edhe shifra e pagesës së Kylie Jenner. Për VETËM NJË postim, Kylie paguhet 1.2 milionë dollarë.

 

Bëjni vetë llogaritë krahasuar me rrogat në Shqipëri.Ndërkohë më poshtë në listë vjen Ariana Grande, që paguhet 996 mijë dollarë për një postim, ndërkohë Kim Kardashian- 910 mijë dollarë.

Tashmë e kuptoni pse influencuesit po shqetësohen, pasi ndryshimi i aplikacionit është vendimtar dhe tashmë ka filluar të aplikohet në vende si Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Irlanda, Italia, Japonia dhe Brazili.

MUND TË JU PËLQEJNË