Aktori britanik Chris Quinten mbrëmë festoi 62 vjetorin e lindjes së tij me të fejuarën e tij, 21 vjeçaren, Robyn Delabarre.

Pikërisht në festën e ditëlindjes aktori kishte përgatitur që të surprizonte të fejuarën e tij, duke i ripropozuar fejesë në një nga klubet e Londrës. Ky propozim fejese për të dytën herë vie pasi Robyn e kishte humbur unazën e saj.

Chris kishte zgjedhur një kostum ngjyrë të kaltër ndërsa me plot kënaqësi u ul në gjunjë për t’i ripropozuar Robyn. Robyn ishte e veshur me të bardhë, duke nxjerrë në pah gjoksin dhe muskujt e saj të barkut, si dhe në pjesën e poshtme kishte veshur një palë patallona të bardhë.
Çifti festoi këtë rast, ndërsa Robyn u shfaq e lumtur me zëvendësimin e unazës./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË