Futbollisti kosovar e ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi, përmes së cilës tregon se si dukej ai kur ishte fëmijë.

Florent Hadërgjonaj është ylli më i ri i Përfaqësueses së Kosovës.

Mbrojtësi i djathtë iu bashkua Dardanëve gjatë muajit qershor, ndërsa pritet të jetë një përforcim i madh për ekipin e Bernard Challandes.

Dhe, futbollisti i Huddersfieldit së fundmi e ka postuar një fotografi në Instastory, përmes së cilës tregon se si dukej kur ishte fëmijë.

Ndërkohë, futbollisti nga Deçani po mendon për të ardhmen e tij dhe nuk dihet ende nëse do të qëndrojë apo jo në ekipin aktual, i cili ra nga Premierliga sezonin që shkoi.

MUND TË JU PËLQEJNË