Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, G4shi, i cili jeton dhe vepron në Amerikë edhe pak ditë do të vijë në Kosovë. G4shi do të performojë në festivalin “Sunny Hill”, që do të mbahet më 2,3 dhe 4 gusht në Parkun e Gërmisë.

Përmes një postimi në Instagram, ai tregoi se edhe katër ditë do të vijë në vendin e tij, në Kosovë. “Do të jem në Kosovë brenda katër ditësh”, shkroi G4shi krahas fotografisë, transmeton rtv21.tv Më 2, 3 dhe 4 gusht, do të mbahet festivali “Sunny Hill”, festival ky që mbledh emra të njohur jo vetëm vendorë, por edhe ndërkombëtarë.

Sunny Hill ka konfirmuar disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë së muzikës, sikurse Miley Cyrus dhe Calvin Harris, Karma Kid, Kayma Aksell, Tchako, Ledri Vula, Lumi B, Lluni, Kida, Yll Limani, Mc Kresha&Lyrical Son, Elvana Gjata, Xuxi, Bojken Lako, e shumë emra të tjerë./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË