Butrint Imeri ditën e sotme lansoi projektin më të ri të cilin kishte kohë që e kishte paralajmëruar.

“Hajt hajt” titullohet projekti më i ri të cilin këngëtari e ka sjell dhe me klip, ku pjesë e tij është dhe e dashura e tij, mdoeratorja Kiara Tito.

Mirëpo, ndonëse një këngë mjaft ritmike dhe klip mjaft atraktiv, ku padyshim Kiara mori gjithë vëmendjen, ka diçka që vërtetë nuk shkon tek teksti i këngëtarit.

Për Butrintin, ky projekt është një nga më të dashurit për të, dhe të cilit i është dedikuar më shumë nga gjithë këngët tjera.

Por, duke qenë aq i përkushtuar në të, ajo çfarë nuk përputhet duke qenë se ka të dashurën në klip dhe në një pjesë të tekstit thotë: “Vajto ti – vajto ti, Ça don ti – ça don ti, Mos m’thirr – mos m’thirr You Fuckin Bitch!

Butrint Imeri dhe Kiara Tito ka vite që janë në lidhje dashurie, por pavarësisht se shumë shpesh të fotografuar së bashku, dyshja asnjëherë nuk e kanë pranuar një gjë të tillë, duke thënë se janë thjeshtë shokë.

MUND TË JU PËLQEJNË