Këngëtari i famshëm botëror, Justin Bieber, është ndalur nga policia e trafikut gjersa ishte me Lamborghini, por ata e liruan pa i shqiptuar ndonjë tiketë dënimi.

Burimet e zbatimit te ligjit kanë thënë për TMZ se një oficer policie i Beverly Hills nxori yllin 25 vjeçar të hënën nga Lamborghini 500.000 dollarësh, pasi nuk kishte targë të përparme dhe dritaret i kishte më të errëta.

Më tej thuhet se Bieber është lejuar të vazhdojë rrugën pa i shqiptuar ndonjë tiketë dënimi. Oficeri nuk e dënoi këngëtarin pikërisht për shkak se ai ishte i sjellshëm, bashkëpunues dhe i respektueshëm, megjithëse duhej të pajtohej se kishte bërë dy shkelje.

Së fundmi, Bieber kishte marrë tiketë dënimi në Beverly Hills, për shkak të përdorimit të telefonit gjatë ngasjes.

Këngëtari kanadez po ashtu kishte probleme me ligjin që kur ishte adoleshent. Ai ishte akuzuar për ngasje në ndikim të alkoolit, për sulm të shoferit e të tjera.

Sa i përket muzikës, ai ditë më parë paralajmëroi këngën e re, pas duetit të suksesshëm me Ed Sheeran.

MUND TË JU PËLQEJNË