Jonida Maliqi ka folur më në fund lidhur me jetën e saj private.

Pas performancës së saj në ‘Eurovision’, emri i Jonida Maliqit u përmend së fundmi edhe për krejt diçka tjetër, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për jetën e saj private dhe lidhjen e dashurisë me aktorin e njohur shqiptar me të cilin edhe u kap ‘mat’.

Kjo lidhje u konfirmua ditë më parë jo nga vetë ata por nga një video e cila ka qarkulluar në rrjet dhe në të dyshja shihen duke u përqafuar.

Më në fund Jonida e ka dhënë përgjigjen e saj indirekte lidhur me këtë rast.

E pyetur nga Class se si i komenton titujt rozë të kohëve të fundit për një “Romeo” në jetën e saj këngëtarja ka thënë: Jeta ime personale dua të mbetet e tillë, ndaj mund të shprehem se jam e qetë dhe e lumtur momentalisht.

MUND TË JU PËLQEJNË