Është një femër e bukur , e zgjuar dhe mjaft e zonja në profesionin e saj, shkruan “Kosovarja”.

Ajo çfarë e bëri më të njohur dhe të dashur për publikun ishte roli i saj i ‘Xhbanes’ në serialin vendor “O sa mirë”, rol të cilin e luajti me shumë përkushtim.

Edhe pse nuk është pjesë e serialit Xhbanja vazhdon të përcillet në rrjetet e saj sociale.

Madje, sukseset e saj nuk janë ndalur këtu. Me një ambicie të pashtershme aktorja e njohur ka vazhduar të marrë pjesë edhe në shumë seriale tjera.

Për çka edhe u vlerësua dhe u shpërblye shumë herë.

Hiq më larg se mbrëmë ajo rrëmbeu një çmim të radhës si interpretuesja më e mirë në festivalin ndërkombëtar “Mono Alt”.

Me gjithë këto suksese e këtë përkushtim ndaj profesionit të saj nuk do ishte e çuditshme ta shohim në kinematografinë botërore./Kosovarja/.

 

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË