Sot (e martë), është një ditë mjaft e rëndësishme për këngëtaren e mirënjohur nga Shqipëria, Jonida Maliqi.

Kjo ngase ajo tetë vite më parë mori epitetin më të bukur në jetë – atë të nënës, e cila edhe tani nuk mund ta përshkruajë ndjesinë që ka për të birin.

Me këtë rast, një dedikim emocional nuk ka munguar nga e ëma që tashmë ka vetëm një djalë të quajtur, Dan.

“Para 8 vitesh, jeta ime ndryshoi rrenjesisht sepse u bekova me ty dashuria ime. Fjalet nuk e pershkruajne dot ndjesine kur te kisha pjese te trupit tim e aq me shume momentin kur te pash e te preka per te paren here”.

“Ti je ekzistenca ime, dashuria, dhimbja, lumturia dhe frika me e madhe qe me kaplon ne cdo moment te dites. Zoti qofte perhere prane teje sic jemi ne familja jote engjelli im Dan”, janë fjalët e artistes Maliqi.

Urimet e miqve dhe kolegëve të saj po ashtu nuk munguan, duke e uruar t’i gëzojë edhe shumë vite të tjera.

Jonida përndryshe është ndarë nga bashkëshorti i saj, Gent Prizreni, pas 17 vitesh me të cilin ka edhe djalin Danin.

Në anën tjetër, Maliqi po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar në karrierën muzikore, teksa së fundmi ishte pjesë e jurisë “Kënga Magjike 2019”.

https://www.instagram.com/p/B6aXXwlH7K9/?utm_source=ig_web_copy_link

MUND TË JU PËLQEJNË