Është ndër aktorët më të dalluar shqiptar.

Blerim Destani cilësohet si një aktor i arritur, i cili e ka dëshmuar veten në shumë role dhe filma, shkruan Kosovarja.

Përveç arritjeve në fushën e aktrimit, ai veçohet edhe për jetën e tij luksoze, të cilën nuk heziton ta publikojë para gjysmë milioni ndjekësish.

Në rrjetin social Instagram, aktori është mjaft aktiv, aty ku ndanë momente të ndryshme nga jeta e tij personale si edhe ajo profesionale.

Ndër shumë imazhe të publikuara sot, ai shfaq edhe disa pamje nga ushqimi që ka ngrënë sot, duke fotografuar nga afër pjatën.

Ajo çfarë merr vëmendje është thika që aktori ka përdorur, teksa shihet në të i shkruar emri i tij.

Edhe në detaje të tilla, Blerim Destani e tregon luksin që ai ka, sa edhe për të firmosur thikat. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË