Kaltrina Mikushnica hyn në listën më të ngushtë të moderatoreve më të dashura për publikun.

Sharmi dhe stili i saj kanë bërë që të mbledhë rreth ekranit me qindra shikues, të cilët i kanë qëndruar besnikë qysh nga paraqitja e parë, shkruan Kosovarja.

Kaltrina, gjithmonë ka tërhequr për ta ndjekur dhe adhuruar, pasi asnjëherë nuk e ka zhgënjyer publikun e saj, dhe gjithmonë është përfolur për të mirë.

Ajo ndjeket kudo që është, e sidomos tani që nuk është pjesë e ekranit, po përcjellet më shumë dhe po interesohet gjithçka rreth jetës së saj.

Për këtë fakt, kanë ndikuar edhe të bijat e saj që ta bëjnë të ëmën ende më të famshme, dhe të ketë hijen e fansave kudo.

E, kjo po ndodhë për shkak të fotografive të shumta që Kaltrina po sjell me to, ashtu edhe sikurse në këtë fotografi të radhës, të cilat u paraqitën të përqafuara në gjirin e njëra tjetrës, dhe po që dukeshin për mrekulli. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË