Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Britani të Madhe, qytetin e Birmingham. Një hajn i kishte vjedhur një laptop një njeriu me emrin Steve Valentine.

Pasi kishte vjedhur, hajni i kishte dërguar mesazh, ku i kishte kërkuar falje se e kishte vjedhur dhe se arsyeja se pse e kishte bërë ishte varfëria, transmeton Indeksonline.

“Përshëndetje, mua më vjen shumë shumë keq që të mora laptopin. Unë jam shumë i varfër dhe më duhen para. Unë të lash telefonin dhe kuletën, shpresoja do të kompensoja sado pak.”, shkruhej në mesazhin e tij.

Pastaj ai i shkroi duke i bërë një ofertë befasuese: “Mund ta shohë që jeni student. Nëse ka ndonjë dokument për punë të universitet që të duhet ty, më trego dhe unë do ta dërgoj. Edhe një herë më vjen keq.”, përfundoi hajni.

 

MUND TË JU PËLQEJNË