Tashmë është bërë i ditur identiteti i viktimës, i cili mbeti pa shenja jete pasi u gjuajt nga pronari i një shtëpie në Shtime, ku dyshohet se kishte hyrë për të grabitur bashkë me disa shokë të tij.

Fehmi Gashi, ka mbetur pa shenja jete, ndërsa shokët e tij me të cilët dyshohet se kishin hyrë për të grabitur shtëpinë e një mërgëmitari në Shtime, janë ende në arrati bashkë me 24 mijë franga zvicrate të cilat i kanë vjedhur.

Sot një nga shokët grabitësit të vrarë, e ka kujtuar atë me fjalë prekëse.

“Nuk po muj me besu që shkove e na le o Fehmi.Zoti të shpërbleft me parajsë vëlla, shok si ti nuk kom me mujt me pas kurr, t’kom pas krah t’djatht n’momentet ma t’vështira n’jetën tem”, ka shkruar shoku i Fehmiut.

MUND TË JU PËLQEJNË