Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova përveç një politikan dhe paqedashës, ai shpesh e ka dëshmuar se i pëlqente arti dhe kultura, madje ka qenë një përkrahës i madh i artistëve kosovarë.

Këtë më së miri e tregon një fotografi e postuar nga Adnan Merovci, një nga personat më të afërt të presidentit historik, i cili edhe e ka shkrepur këtë imazh, në të cilën ka shkruar:

Veç fakte!
Gjatë vizitës te Presidenti RUGOVA, me grupin e këngëtarëve të këngës: “Kosova Calls for Peace” e realizuar në vitin 1998!
Në foto: Violeta REXHEPAGIQI, Benet KAÇI, Besa DIDA, Labinot KRASNIQI, Fanë RUGOVA, BB POQI, Genc SALIHU, Dukagjin LIPA, Donika GASHI, Nora MUÇAJ, Shkumbin KRYEZIU, Xhevdet GASHI, Adelina ISMAILI, Mona ISMAILI, Sabri FEJZULLAHU dhe Sinan VLLASALIU!
Në mungesë të “Selfie”, foton e shkrepa unë!”

MUND TË JU PËLQEJNË