Moderatorja e ekranit shqiptar, ish e dashura e Butrint Imerit ka pranuar se ka kryer operacione plastike.

Të shumta janë komentet që ajo merr nga ndjekësit sa i përket ndërhyrjeve kirurgjike, dhe më në fund bukuroshja ka reaguar.

Në Instagram ajo ka shpërthyer duke thënë se nuk ka asgjë të keqe, madje ajo thotë se shyqyr që kanë ardhur këto kohë.

“Duke qenë se jam sulmuar disa herë në rrjetet sociale, më ka ardhur në majë të hundës nga të gjithë komentet tuaja. Mendoj që nuk ka asnjë gjë të keqe të ndryshosh diçka që nuk të bën të ndihesh mirë. Çdo kush bën çfarë të dëshirojë me veten dhe shyqyr që kanë ardhur këto kohë. Nuk e kuptoj se duhet të ekzistojnë akoma këto paragjykime në vitin 2019. Po, e pranoj që kam bërë ndërhyrje! Çfarë keni për të thënë?!”, ka shkruar Kiara./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË