Indianët mbajnë aheng me urinë lope, besojnë se i mbron nga koronavirusi

Qindra besimtarë hindusë në Indi e kanë organizuar një aheng, ku kanë pirë urinë lope, duke besuar se ajo i mbron nga koronavirusi, shkruan Dailymail.co.uk.

Shkencëtarët ende nuk e kanë zbuluar ndonjë vaksinë kundër virusit Covid-19, me të cilin janë infektuar më shumë se 140 mijë njerëz dhe mbi 5 mijë kanë vdekur.

Megjithatë, një grup i quajtur Akhil Bharat Hindu Mahasabha, e organizoi një ndejë në kryeqytetin indian, ku pjesëmarrësit pinë urinë të lopës, duke besuar se do ta mbrojnë veten nga virusi i ri.

Në këtë organizim morën pjesë rreth 200 persona dhe organizatorët thanë se shpresojnë që të organizojnë tubime të tilla edhe në pjesët e tjera të Indisë. Në këtë shtet kanë vdekur dy persona nga koronavirusi dhe janë infektuar 84.

“Ne pijmë urinë lope qe 21 vjet, kurrë nuk e kemi ndier nevojën për të përdorur ilaçe angleze”, tha Om Prakash, njëri nga pjesëmarrësit në këtë tubim.

Në fotografitë e publikuara nga ky tubim shihen shumë njerëz duke pirë urinë në gota të letrës dhe të qeramikës, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

MUND TË JU PËLQEJNË