Një studim i ri ka gjetur, se koronavirusi mund të jetojë në disa sipërfaqe,si në plastikë dhe në çelikun inox, deri në tre ditë.

Një raporti i botuar nga shkencëtarët e qeverisë amerikane të Mërkurën, gjithashtu tregoi se virusi mund të mbijetonte në ajër për disa orë.

Sidoqoftë, të dhënat nuk vërtetojnë se dikush ka marrë virusin në këtë mënyrë, vetëm teorikisht mund të jetë i mundur, sipas studiuesve.

Studiuesit gjetën poashtu, se Covid-19 është i qëndrueshëm për periudha të gjata, pasi përdorën pajisje për të spërkatur shumë imët mostrat e virusit në ajër dhe erdhën në përfundim se: është personi i infektuar ai që përhap virusin përmes ajrit, kollitjës ose teshtitjës

Covid-19 u tregua gjithashtu se ishte i qëndrueshëm deri në katër orë në bakër kurse, deri në 24 orë në karton dhe poashtu deri në dy apo tre ditë në plastikë dhe çelikun inox. /IndeksOnline/

MUND TË JU PËLQEJNË