Bebe Rexha është një prej këngëtareve më të njohura dhe më të suksesshme. Së fundmi këngëtarja ka qenë në qendër të kritikave për peshën e saj.
Kujtojmë këtu se disa kohë më parë se Bebe tregoi se ishe duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë dhe se po merrte mjekim për këtë gjë.
Shumë prej ndjekësve të saj e kanë cilësuar këngëtaren si shumë të shëndoshë.
Pas këtyre fjalëve këngëtarja ka bërë disa postime, ku ka treguar se sa të vështirë e ka të humbasë peshë.
Po ashtu këngëtarja ka shkruar se vuan nga depresioni dhe se ilaçet që ajo merr e bëjnë të shtojë në peshë.
Ajo ka shkruar:
“Humbja e peshës është një k*rvë. Më pëlqen të ha dhe nuk do ta mohoj këtë. Por, ju nuk i dini historitë e të gjithëve. Të kaluarën e njerëzve, varësitë e tyre, marrin apo jo ilaçe që i bëjnë të shtojnë në peshë. Depresioni! Prandaj unë përpiqem të mos i gjykoj të tjerët. Por ,kjo më lëndon ndjenjat, sepse unë kam marrë shumë peshë, por e kam shumë e vështirë ta humbas. Pesha ka qenë diçka e vështirë për mua, që kur kam qenë vajzë e vogël. Por është një rrugë e gjatë dhe unë nuk do të fshihem pas një guri vetëm sepse kam fituar peshë. Unë do të stërvitem, do të kem ditë të mira dhe ditë të këqija.’’