Era Istrefi së fundmi na ka surprizuar të gjithëve me një videoklip vërtet të këndshëm për bashkëpunimin e saj me reperin rus Allj në këngën e titulluar “Sayonara Detka”.

Mirëpo, pas shumë kohësh fansat filluan të bënin krahasimin e këngës së Erës me atë gjermanit Bausa, pasi kishin të njëjtën vijë melodike.

Pas qarkullimit të këtyre lajmeve, Era Istrefi ka reaguar për herë të parë me një status në Instastory, ku sqaron njëherë e mirë gjithçka në lidhje me këngën duke shpjeguar si qëndorn puna.

“Ata që po shqetësoheshin se kam “vjedhur” këngën e Bausa-s, duhet të dinë se Bausa është pjesë e këtij projekti si tekst-shkruajtësi kryesor i saj dhe i merr meritat e autorit të këngës, ashtu si dhe grupi i tij.

Sa për të drejtat e autorit, ai është listuar si tekstshkrues në “Sayonara Detka” me emrin e tij të vërtetë Julian Otto. Mund ta shihni poshtë këngës në Spotify.”- shkruan Era në postim, duke i mbyllur gojën atyre që e akuzuan për vjedhje.

 

MUND TË JU PËLQEJNË