Këngëtarja Flaka Krelani është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo publikon shpesh për fansat fotografi nga aktivitetet e ndryshme muzikore apo edhe jeta e përditshme.

Mes shumë fotografive provokuese që publikon kryesisht muajve të fundit, në imazhet më të reja të ndara me ndjekësit në Instagram, Flaka kësaj here u shfaq krejt ndryshe.

Ajo i njoftoi ndjekësit me ndryshimin drastik të bërë në dukje, pasi kishte prerë flokët e saj, duke marrë kështu formën e stilit të ashtuquajtur “bob” të flokëve.

Këngëtarja nga Gjakova ka publikuar disa fotografi, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Flaka ka qenë shumë e angazhuar këtë verë me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore anë e mbanë trevave shqiptare. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË