Flaka Krelani e dëshmuar në muzikë që kur morri pjesë në “Ethet e së premtes mbrëma”, shou i parë televiziv në ekranet shqiptare që zbuloj talentet e rijnë në muzikë, shkruan “Kosovarja”.

Flaka ka një potencë vokale të jashtëzakonshme të dëshmuar fuqishëm në çdo skenë kudo ku është shfaqur.

Këngëtarja gjakovare kohë pas kohe sjell edhe këngë të shoqëruara me videoklipe, ndonëse nuk hyn mes atyre që bëjnë shumë shpesh projekte, shkruan “Kosovarja”.

Krelani disa herë ka treguar për lidhjen shumë speciale me secilin anëtar të familjes, e ajo me të cilën e shohim më shpesh është motra e saj Qëndresa.

Qëndresa Krelani është gazetare dhe së fundi më shumë e njohur si komentatore e ndeshjeve sportive, për çka edhe u bë e njohur./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË