Disa orë më parë janë konfirmuar edhe katër raste të reja të infektuara me koronavirus në Kosovë.Bëhet e ditur se në mesin e të infektuarve është një këngëtar i njohur i skenës muzikore në vend.Fjala është për Jetmir Hysenin. Identitetin e tij e ka zbuluar me leje deputeti i VV-së, Dimal Basha.

Ky i fundit, nëpërmjet një postimi ka bërë të ditur se këngëtari Hyseni nuk ka pasur kontakt me asnjë qytetarë dhe se gjithçka është nën kontroll.

Postimi i tij i plotë:

Sa për informatë, kam komuniku direkt me personin që ka testu pozitiv, i cili vie nga fshati Bibaj, Ferizaj.

Personi në fjalë është Jetmir Hyseni, i cili ka ardhur nga Gjermania dhe është dërguar direkt në karantinë, dhe pastaj në spital ku edhe po trajtohet. Jetmiri nuk ka pasur kontakt me asnjë qytetarë dhe gjithçka është nën kontroll, përfshi këtu shëndetin e tij që po monitorohet në spital.

Prandaj, s’ka nevojë për panik e as izolim të fshatit! Krejt çka mundeni me ba është nga një mesazh inkurajues për Jetmirin që t’i japim tregojmë se të gjithë jemi me të në këto momente, dhe jemi bashkë në këtë betejë!
Forca Jetmir 💪

P. S. Emrin e kam përdor me lejen e vet Jetmirit!

MUND TË JU PËLQEJNË