Maturantët e rajonit të Ferizajt dhe Gjilanit sot do t’i nënshtrohen pjesës së parë të testit të maturës.

Pjesa e parë e këtij testi përbëhet me pyetje nga lëndët gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze.

Ministria e Arsimit ka paralajmëruar masa ndëshkimi për të gjithë maturantët dhe administratorët e testit nëse zihen duke kopjuar ose shkelur rregulloren.

Gjatë ditës së djeshme ku ky provim është mbajtur në rajonin e Prishtinës janë përjashtuar dhjetëra maturantë, ndërsa janë pezulluar edhe disa administratorë.

Ndërkohë që nuk ka arritur të realizohet ideja për të vendosur zhurmues të valëve të telefonit dhe për ato thanë se do të vendosen në pjesën e dytë të Testit të Maturës.

MUND TË JU PËLQEJNË