DASHI 21. mars – 20. prill

Do jeni shume entuziaste gjate kësaj jave dhe do bëni gjithçka mundni qe te riktheni harmoninë ne çift. Do e surprizoni partnerin tuaj dhe ai do ndihet mire qe iu ka pranë. Takimet pa te ardhme për beqaret do jene te shumta. Përfitoni nëse iu pëlqejnë dhe bëni durim nëse doni diçka me serioze. Ne planin financiar pritet te keni fat dhe te rregulloni problemet qe keni pasur. Kujdes me shëndetin. Hëna do jete ajo qe do influencoje me tepër dhe do iu beje me te dobët fizikisht. Ne jetën profesionale do ketë zhvillime mjaft pozitive. Do keni mundësi te modifikoni edhe mënyrën e te punuarit dhe ne fund te arrini suksesin. Familjes duhet t’i kushtoni me shume vëmendje.

DEMI 21. prill – 21. maj

Jupiteri do ua mbroje lidhjen gjate gjithë javës. Do ndiheni mire dhe do flisni pa droje për gjithçka me partnerin tuaj. Me ne fund edhe beqaret do mund te bien ne dashuri. Gjithë kërkimi i kohëve te fundit do japë frytet e veta. Pozicioni qe do ketë Neptuni do iu ndihmoje te ekuilibroni buxhetin edhe pse mund te keni vonesa ne hyrjen e te ardhurave. Për sa i përket shëndetit jo vetëm qe do keni rezistence te mire fizike por do mund t’i kaloni edhe disa probleme qe keni pasur. Nëse pini duhan lëreni sa me pare. Ne pune do jeni shume ta hallakatur dhe nuk do keni fare dëshirë te ecni para. Kujdes sepse po i late gjerat pas dore do humbni shume. Familja do ketë një gavete qete.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Merkuri do e mbroje gjate gjithë javës jetën ne çift. Ju do keni mundësi ta thelloni atë dhe te vendosni harmoninë. Beqaret do bien koke e këmbë ne dashuri me dike qe do takojnë. Mos u tregoni shume posesive. Do e keni te vështirë te ekuilibroni buxhetin duke qene se shpenzimet do jene me te mëdha. Mundohuni ta shtrëngoni pak rripin. Kujdes me hipertensionin dhe me gjumin gjate kësaj periudhe. Nëse nuk tregoheni te matur mund te përballeni me goxha probleme. Ne pune do jeni ambicioze dhe aktive. Do keni mundësi ta konsolidoni situatën dhe me mbështetjen e Marsit te arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Ne familje duhet te jepni me tepër mbështetje.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Fale Venusit marrëdhënia juaj ne çift gjate kësaj jave do jete me e ngrohte dhe pasioni do te rritet. Do kaloni një periudhe te mbushur me sensualitet. Ata qe kane pasur zënka do te pajtohen. Beqaret do jene paksa me te hallakatur dhe nuk do mund te gjejnë dot personin qe kane kërkuar prej kohesh. Me financat do keni fat. Disa prej jush ka mundësi te heqin edhe disa lek mënjanë. Shëndeti do jete i mbrojtur dhe do keni rezistence te mire fizike. Ruajeni sa me shume këtë dhe mos abuzoni me ushqimin. Ne pune mos u dekurajoni nëse nuk arrini menjëherë atje ku doni. Beni durim dhe gjithçka do shkoje ashtu si keni dëshiruar. Jeta familjare do jete e qëndrueshme.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Jua qe jeni ne një lidhje do kaloni një dite shume te bukur e cila do ua shtoje dëshirën për te krijuar një familje. Flisni me partnerin sa me shume dhe merrni vendime te përbashkëta. Beqaret duhet te tregohen shume te duruar nëse duan te gjejnë personin qe kane ëndërruar gjithmonë. I duruari i fituari. Me financat nuk do keni probleme, përkundrazi Urani do iu beje me dinamike me menaxhimin e tyre. Shëndeti do jete paska shqetësues. Mund te prekeni nga ndonjë epidemi apo alergji. Kujdes! Situata profesionale do te përmirësohet. Do ua tregoni te gjithëve sa te zotet jeni dhe do kënaqeni me arritjet tuaja. Jeta familjare do jete e qete dhe pa ndonjë gjë te veçante.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Duke pare konfigurimin e Merkurit ne qiellin e çifteve, ka rrezik qe te kaloni një jave paksa delikate. ju do jeni ne forme te shkëlqyer por komunikimi me partnerin do jete i vështirë. Mundohuni qe dialogu te mos shuhet tërësisht. Mundësitë e beqareve për te takuar dike qe iu pëlqen do jene reale. Kujdes mos fiksoheni pas dikujt qe nuk do ua ktheje me te njëjtën monedhe. Yjet do iu ndihmojnë me financat dhe ju do arrini ta stabilizoni buxhetin. Vazhdoni te kujdeseni për shëndetin edhe gjate kësaj jave ne mënyrë qe te mos keni probleme. Ne pune do keni fat dhe ka mundësi te arrini te gjitha objektivat qe i kishit vene vetes. Ne familje do jete jave e qete.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Mos provokoni xhelozinë e partnerit tuaj sot sepse me shume se te fitoni, do humbni. Kjo taktike është e rrezikshme dhe do sjelle mjaft debate. Për beqaret ambienti do ndryshoje tërësisht. Personi qe do takoni do jete fiks ai qe po kërkonit. Financat ne fillim te javës do jene te mira por nëse nuk bëni kujdes me impulsivitetin mund te përballeni me vështirësi. Shëndeti nuk do jete shume i mire. Do jete një jave delikate kjo gjate se cilës duhet te tregoheni sa me te vëmendshëm. Ne pune do ndiheni mire dhe do iu pëlqejë ajo qe bëni. Do jeni mjaft serioze dhe çdo sfide do e çoni deri ne fund. Do merrni vlerësime nga shefat. Jeta familjare do shkoje për mrekulli.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Ne planin sentimental do keni disa mosmarrëveshje gjate kësaj jave. Megjithatë planetët do iu ndihmojnë dhe ne ditët e fundit do kuptoheni me mire me njeri-tjetrin. Beqaret do jene shume joshës e sharmante. Përgatituni për surpriza dhe emocione shume te këndshme. Ne planin financiar do jeni shume këmbëngulës dhe te vendosur për te arritur ato qe doni. Do ia dilni mbanë me sukses. Nuk do keni për çfarë te qaheni për shëndetin. Do keni imunitet dhe do filloni ndonjë diete te shëndetshme. Ne pune do jeni gati te përballeni me gjithçka qe te merrni aprovimin qe kërkoni. Suksesi do jete i garantuar edhe fale yjeve. Jeta familjare nuk do ketë probleme.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Qielli do e favorizoje se tepërmi këtë jave jetën tuaj ne çift. U be kohe qe ishit te shqetësuar dhe nuk po iu gjenit dot zgjidhje problemeve. Beqareve nuk do iu mungojnë dashuriçkat. Disa edhe mund te pajtohen me te dashurit e mëparshëm. Puthjet e zjarrta do jene ne program. Financat do influencohen negativisht. Beni çmos qe te paktën te mos bini ne humnere. Për sa i përket shëndetit, ai nuk do jete i qëndrueshëm. Kujdes me lodhjen e tepërt dhe pagjumësinë. Ambicia ne pune do rritet edhe me shume. Nëse doni te arrini sa me lart ne jetën profesionale duhet te te kujdeseni për çdo veprim tuajin. Ne familje do keni disa divergjenca.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Duke qene se do keni shume ambicie profesionale gjete kësaj jave, do e kaloni ne plan te dyte jetën sentimentale. Beqaret nuk duhet te neglizhojnë asnjë takim sepse mund te takohen edhe me personin qe kane kohe qe e presin. Ekuilibri financiar do te dobësohet. Merrni masa te forta dhe ulni shpenzimet. Vetëm kështu mund t’ia dilni. Pjesa me e madhe do gëzojnë shëndet te mire, por ata qe hane me shume sesa duhet mund te kenë probleme me stomakun. urani do e shtoje edhe me tepër kuriozitetin ne pune dhe ju do doni te provoni gjera te reja. Nëse e vrojtoni mire udhën para se te hidhni hapin do arrini atje ku keni dashur gjithmonë. Ne familje do ndiheni mjaft mire.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Nëse keni një lidhje te forte, asnjë planet nuk do arrije ta destabilizoje atë. Te vështirë do e kenë javën araqe kane pasur probleme deri me sot. Tregohuni sa me tolerante dhe me te kuptueshëm. Beqaret do kërkojnë një lidhje te qëndrueshme por nuk do mund ta gjejnë dot. Merkuri do jete i favorshëm për planin financiar. Do e organizoni me mire buxhetin dhe për disa te ardhurat do te rriten. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Dielli dhe Venusi do iu bëjnë te jeni ne forme te mire fizike dhe psikologjike. Ne pune do jeni mjaft dinamike dhe nuk do neglizhoni as detajin me te vogël. Rezultatet qe do arrini do jene mjaft inkurajuese. Marsi do i rregulloje problemet familjare.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Jupiteri do influencoje gjate gjithë javës ne jetën tuaj ne çift. Ai do iu garantoje harmoni dhe mjaft kënaqësi. Shfrytëzojeni çdo moment. Beqaret do i shtojnë kërkimet. Edhe pse do keni takime pa fund nuk do mund te gjeni personin qe iu përshtatet. Nëse keni probleme financiare mos u dorëzoni por luftoni fort qe t’i rregulloni. Mund t’ia dilni. Shëndeti kryesisht do jete i mire. Mund te keni vetëm pak dhimbje koke nga lodhja dhe dielli. Kujdesuni pak me tepër dhe qëndroni me shume ne hije. Periudhe pozitive për jetën profesionale. Do merrni frytet e te gjithë punës qe keni bere deri me sot. Planifikoni çdo bëni me vone. Plutoni do sjelle turbullira ne jetën familjare.

 

MUND TË JU PËLQEJNË