Humanisti Halil Kastrati po vazhdon me aktivitetet e tij, për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë.

Halil Kastrati bashkë me reperin Gold AG, mëngjesin e sotëm u nisën për ta gëzuar një familje.

Në rrjete sociale, që të dy kanë publikuar fotografi, me të cilat kanë treguar se ata ishin rrugës për tek familja që do t’ia dhurojnë çelësat e shtëpisë së re.

“Me Bismilah. U nisem me i dhene nje pale çelesa”, ka shkruar Halil Kastrati.Kujtojmë që më 28 Nëntor, Halil Kastrati me ndihmën e donatorëve ka dhuruar plotë 28 palë çelësa për 28 familje.

 

MUND TË JU PËLQEJNË