Një vajzë britanike, nga prindër emigrantë nga Pakistani, për herë të parë ka rrëfyer në publik horrorin të cilin e kishte përjetuar pasi familja e detyroi të martohet me kushëririn e saj.

Nyla Khan, ndau historinë e saj me publikun britanik, duke thënë se prindërit e saj po bëheshin “paranojakë” për shkak se ajo po bëhej “shumë perëndimore”, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse ajo u rrit duke e ditur se ajo i ishte premtuar kushëririt të saj për martesë, i cili jetonte në Pakistan, ajo u shokua kur familja e detyroi atë që të martohej me të, ndërkohë që ishte për pushime në Pakistan në moshën 17 vjeçare.

Nyla, për BBC tha: “Që nga ai moment, duket sikur shpirti do të largohet nga trupi sepse ti bëhesh një person tjetër dhe nuk ke absolutisht fuqi për ta kontrolluar atë që po ndodhë”.

Ajo është e lindur në Skoci, dhe tha se e ka ditur që nga fëmijëria i ishte premtuar kushëririt por kur erdhi momenti nuk u ndjeva aspak rehat.

“Unë thjeshtë e ndjeja se moralisht është e gabuar. Unë u rrita me fëmijë që ishin perëndimore, të cilët ishin të bardhë, dhe për ata nuk ishte e pranueshme”.

Ajo vazhdoi: “Por mendoj se u rrita mjaft strikt. Prindërit e mi u bënë paranojakë rreth meje sepse po bëhesha Perëndimore. Ata mendojnë se pot ë mbrojnë”.

MUND TË JU PËLQEJNË