Një çift në Kinë ka lënë dy fëmijët e tyre në një aeroport pasi djali i tyre – i cili kishte ethe – u ndalua të fluturonte në mes të një shpërthimi të një virusi të ri vdekjeprurës, sipas mediave kineze.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prindërit braktisën djalin dhe vajzën e tyre nga porta e nisjes dhe u nisën më vete për në aeroplan, në qytetin lindor të Nanjing, duke lënë punëtorët e linjës ajrore dhe pasagjerët e tjerë në shok.

Lajmi vjen ndërsa vendi është goditur nga një lloj i ri coronavirusi, i cili ka vrarë të paktën 26 njerëz.

Simptomat e tij janë zakonisht ethe, kollë dhe probleme në frymëmarrje.

Si rezultat, qytetet në të gjithë Kinën kanë forcuar kontrollet shëndetësore në qendrat e transportit.

Gjithsesi, siç është bërë e ditur më vonë, fëmijët u lejuan përfundimisht të hipnin në aeroplanin vendas, raportoi gazeta lokale Yangzi Evening News.

Incidenti doli në dritë kur një bloger postoi fotografi të fëmijëve në platformën Weibo, ekuivalentin kinez me Twitter.

Blogeri pretendoi se një çift po shkaktonte një skenë në Aeroportin Ndërkombëtar Nanjing Lukou pasi njëri prej fëmijëve të tyre ishte ndaluar të fluturonte për shkak të etheve.

Një nga fotografitë e postuara nga përdoruesi i uebit tregon dy fëmijë të ulur në vendet në një sallë pritjeje pa mbikëqyrje.

Dy imazhe të tjera tregojnë pasagjerët që presin nga porta e nisjes.

Sipas Yangzi Evening News me bazë në Nanjing, incidenti ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Aeroportin Ndërkombëtar Nanjing Lukou, i cili shërben kryeqytetit krahinor të Jiangsu.

MUND TË JU PËLQEJNË