Për shijen pikante të këtij gullashi meritën e ka speci i shtypur, i cili i jep aromë të posaçme

Përbërësit:

– 1 lugë vaj i zakonshëm apo vaj ulliri;

– 1 qepë e grirë imët e madhësisë mesatare;

– 2 thelpinj hudhre të grirë imët;

– 75 g suxhuk;

– 1 lugë spec të bluar;

– 400 g domate të grira;

– 200 ml ujë të vluar;

– 2 lugë pure domatesh;

– 400 g qiqra;

– kripë;

– piper.

Përgatitja:

▪ Në një tigan të madh nxehni vajin në temperaturë mesatare.

▪ Shtoni qepën dhe hudhrën dhe fërgoni lehtë 2 – 3 minuta, herë pas here duke i përzier, derisa të zbuten.

▪ Derisa qepa të zihet, pritni suxhukun përafërsisht në 1,5 cm.

▪ Shtoni suxhukut edhe specin e shtypur në tigan dhe fërgoni edhe pak.

▪ Pastaj shtoni domaten, ujin e vluar dhe purenë e domates dhe përzijini mirë.

▪ Lini të vlojnë, pastaj ulni temperaturën.

▪ Lani qiqrat në ujë të ftohtë dhe kulloni.

▪ Shtoni qiqrat në tigan dhe lini të vlojnë.

▪ Edhe rreth 8 – 10 minuta vloni duke i përzier herë pas here, derisa salca të avullojë deri në gjysmë.

▪ Qitni kripë dhe piper sipas shijes.

MUND TË JU PËLQEJNË