600 gr mish viçi

4 patate

100 gr proshutë të tymosur

4 speca të gjelbër

1 spec djegës

1 qepë

2 lugëza mëlmesa

1 lëvore limoni

1 lugë gjelle piper i kuq

4 thelpinj hudhre

1 lugëz qimnon

100 ml verë e bardhë

vaj

kripë dhe piper i zi

Për të gatuar këtë gjellë, më së miri do të ishte, që mishi të marinohej gjatë gjithë natës.

Në një enë të thellë hidhni një miks mëlmesash, qimnonin dhe piperin e kuq të bluar. Shtoni hudhrën e shtypur dhe lëvoren e grirë në rende të një limoni, specin djegës të grirë imët dhe vajin.

Kriposeni e piperoseni.

Në këtë përzierje vendosini copat e mishit të prerë në kubikë. Le të qëndrojnë aty për 12 orë.

Në enën e lyer me yndyrë vendosini copat e proshutës, një rend patate, qepën dhe specat.

Kriposini e më pas tek ena shtoni gjysmën e mishit bashkë me mëlmesat ku ka qëndruar gjatë natës.

Sipër mishit vendoseni pjesën e mbetur të qepës dhe mishit.

Spërkatini me vaj dhe enën vendoseni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 1 orë.

Pastaj tavën largojeni nga furra e shtojani verën e bardhë bashkë me 400 ml ujë.

Vazhdojeni pjekjen edhe për 30 minuta të tjera në temperaturën e njëjtë.

Shërbejeni me oriz.

MUND TË JU PËLQEJNË