Këngëtarja Remzie Osmani ka lënë pas dasmën e djalit, ngjarje kjo që ka bërë zhurmë të madhe mediale.

Publiku, me ose pa dashje, ka parë shumë nga detajet e dasmës së djalit të këngëtares së muzikës popullore, shkruan “Kosovarja”.

Media i ka përfolur nikoqirë, nusen e dhëndrin, e pa dyshim edhe mysafirët.

Ndonëse ishte aty, pak kush e përmendi Mahmut Feratin, i cili në banketin e së shtunës ishte bashkë me të shoqen.

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur kishte të veshur një fustan të zi dhe dukej mjaftë elegante. Çifti kanë vallëzuar disa herë përkrah Remzies./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË