Lola reagon pas një komenti që e mori në Instagram Familja Haradinaj është padiskutim njëra nga familjet më të përfolura në vendin tonë.

Vëmendje të madhe marrin edhe pjesëtarët e tjerë të familjes, ani pse nuk janë fytyra publike, njëra ndër to është Lola Haradinaj, bashkëshortja e Daut Haradinajt.

Zonja Haradinaj është shumë aktive në rrjete sociale, duke publikuar imazhe të ndryshme, së fundmi Lola ka publikuar një fotografi në të cilën shihet bashkë me kunatat, dhe në meisn e tyre është edhe këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, shkruan rtv21.tv

Por, vëmendje mori komenti që kishte lënë njëri prej ndjekësve të shumtë të Lolës, e që ajo nuk ngurroi t’i përgjigjej. “Jeni bo selankat e dugagjinit bashkë!!! Ju kan qeru burrat mirë boll!”, ishte komenti që Lola e mori në këtë fotografi. Pas këtij komenti Lola kishte reaguar menjëherë: “A pe sheh edhe ti a , Dugagjini ka veç trima e grat i kanë hyjnesha që ti do doje me qenë vend tonin” ka shkruar ajo.

Në këtë fotografi, pa dyshim se ato po duken shumë të bukura, të veshura me shumë stil. Kujtojmë se, Dauti dhe Lola janë të martuar prej vitesh, çifti së bashku kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, të cilët i pagëzuan me emrat Troja dhe David.

MUND TË JU PËLQEJNË