Brenda Osborne ka pak që mbushi 105 vjet dhe ka përjetuar të dyja luftërat botërore.
Ka punuar për 33 vjet dhe kurrë nuk është sëmurë në jetën e saj.

Cili është sekreti? Të qëndruarit larg nga meshkujt.

Brenda në fakt e ka kaluar jetën e saj në Mansfield, Angli, në shoqërinë e motrave të saj, Vera e Beryl.

E moshuara ia kushtoi të gjithë kohën punës së saj; nga 1940 ishte infermiere në spitalin Victoria.

Ajo pretendon se sekreti i jetëgjatësisë është mungesa e partnerëve në jetën e saj. Brenda, ka vetëm një vit që është transferuar në një shtëpi pleqsh.

Një ditëlindje e pabesueshme për 105-vjeçaren, e rrethuar nga dashuria dhe nga vëmendja e tabloidëve britanikë.

Por ka një gjë që asaj nuk i ka pëlqyer dhe mbetet një dëshirë: -“Dua ta festoj ditëlindjen time, por më vjen keq për faktin që Mbretëresha nuk erdhi. Ajo më dërgoi një letër përshëndetëse, por unë doja ta prisja personalisht”. /Shqip

MUND TË JU PËLQEJNË