…Ndërsa “optimizmi na shëron”

Pra, çfarë mund të bëni për të përmirësuar ndjenjën tuaj të lumturisë e për rrjedhojë edhe shëndetin tuaj?

1. Dhuroni

Dhuroni jo vetëm të holla, por dashuri, përqafime, ide, kohë… Akti i dhurimit stimulon lidhjet shoqërore, ndjenjën e besimit dhe sigurisë. Kur bëni për të tjerët trupi prodhon endorfinën dhe aktivizon mekanizmin e reciprocitetit.

2. Krijoni një rrjet të bukur të marrëdhënieve shoqërore

Marrëdhëniet e ngushta dhe dashuria japin lumturi, shëndet dhe jetëgjatësi.

3. Bëni stërvitje. Kujdesuni për trupin tuaj!

Aktiviteti fizik siguron shëndet të mirë, përmirëson humorin dhe na bën të ndjehemi më produktivë.

4. Shijoni gjërat përreth jush

Jetoni momentin! Mos jetoni me të kaluarën dhe mos u shqetësoni për të ardhmen! Kujdesuni për veten dhe ndjenjat tuaja.

5. Mësoni gjëra të reja

Kurrë mos ndaloni! Jini kuriozë dhe angazohuni në zbulime të reja. Ushqeni vetëbesimin dhe mundohuni të përmbushni qëllimet tuaja. Duke arritur këto, do të konsideroheni njerëz të suksesshëm

MUND TË JU PËLQEJNË