– Frizura me shatir 150 euro – Uh sa lirë!

– Grimi me thonjë 150 euro- Uh sa lirë, rezervoma terminin se s’po pranojke që dy muaj!

– Fustani për mature/banket/budallaki/ 200 euro – Uh sa lirë, kape sa nuk është shitur!

– Patika Nike/Adidas etj. 120 euro- shume lire awww, awww love them!

– Pare për tupanxhinë/Kallashin/ këngetarin 500 euro – Boni gati paret, nuk janë send se qefi paguhet!

– Silikon gjithkund 200 – 2000 etj etj..

– Rrobaqëpesi, “stilisti” 300 euro fustan – Oooo ishalla me pranon tipi se është shumë i kërkum, çfarë doktori i shkencave, çfarë bakraqi!

– Telefon 1200 euro, kape se ish origjinal.

– Rroga për 100 zv. ministra, kotësira, zv. kotësira tjerë, mashallah kemi miliona!

***
– Një libër 5 – 10 euro – Aaa tepër shtrenjtë, sa dy pica, mundet me ma falë allahile. Thirre në telefon autoren, shkruji në facebook se ta falë.

– Nje biletë për teater/filharmoni: 5- 10 euro – Kuku qenkan tranu këta, dramë palidhje, tërë kohën kam ndejtë në telefon!

– Nje pikturë, skulpturë, punim artistik 50 /100/300/1000 euro, – Pa, pa, pa, ma mirë e blej një telefon, çka po më duhet ky send, e printoj prej kompjuterit. Ka qesi në Aliexpress.

– 5-10 euro bëmirësi ose për të sëmurit – Tepër po lypkan, hajt se është mësu me qenë i varfër, tjetrit i ndihmon Zoti inshallah!

– 2-3 euro për fondet e mbrojtjes së kafshëve, arinjëve, qenve – Oh ishalla ngordhin se na morrën bukën krejt a. Nuk e di pse ekzistojnë, çoni ne ti hajnë kinezt!

– 50 cent një kafe për pensionistin: Mos e leni me ikë pa pagu se na vjen prap, ky profa është i merzitshëm, s’ka fijen e parës.

– 50 cent gazeta – Sa shtrenjte bre kur duhet me gjujt nesër. Plus nuk e lexoj kurrë.

– Rrogat për aktorët – Hiqu tyne bre, mujn pa hangër ata.

Çashtu njerëz. Kurseni kur behet fjalë për kulturën, si bossa pa pjesën frontale të trunit.

Autore: Drenusha Zajmi Hoxha

MUND TË JU PËLQEJNË